Iga Swiatek ka shkruar historinë për vendin e saj, duke u bërë tenistja e parë polake që fiton një Grand Slam.
19-vjeçarja fitoi 6-4 dhe 6-1 finalen e Roland Garros ndaj amerikanes Sofia Kenin, në një ndeshje që zgjati 1 orë e 24 minuta.
Polakja nuk ka humbur asnjë set në 7 ndeshjet që ka luajtur në turne, duke barazuar perfeksionin e belges Justin Henin në vitin 2007.