Vendosni fjalën kyçe....

Dita e 11 e grevës, naftëtarët mbyllin derën: Do vetëflijohemi


Ndërsa hyjnë sot në ditën e 11 të grevës së tyre të urisë, naftëtarët e Ballshit kanë marrë një vendim ekstrem për të mbyllur derën e rafinerisë dhe të mos lejojnë asnjë person brenda.

Ata shprehen se do të vetëflijohen për ta kuptuar se nga kjo grevë mund t’i nxjerrin vetëm me barelë.

“Do të mbyllim dyert e mjediseve ku bëhet greva. Nuk ka asnjë reagim. Jemi të renduar. Këtu nuk ka show. Nga ky komente, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor. As media. Do të fikin telefonat. Edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyert. Do të dalim që këtu me barela.”, tha kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj pasi i vuri drynin derës së jashtme.

Një tjetër grevist u zotua: “Zotohemi e betohemi përpara flamurit. Do të flijohemi këtu. Për hir të fëmijëve tanë.”

Edhe pse ambulanca ka mbërritur para mjediseve ku po zhvillohet greva e urisë, personeli mjekësor nuk është lejuar brenda.

Naftëtarët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura si dhe rifillimin e punës në uzinë, por ende nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *