Vendosni fjalën kyçe....

I humbur prej 3 ditësh, gjendet i pajetë 55-vjeçari në Selenicë


Një person është gjetur i pajetë këtë të enjte në Selenicë. 55-vjeçari kishte 3 ditë që ishte larguar nga banesa, ndërsa dyshimet e para janë se ai është vetëvarur në kushtet e depresionit.

“Më datë 06.01.2022, në fshatin ‘Brataj’, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A., 55 vjeç, banues në lagjen ‘24 Maji’, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.

Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.