Vendosni fjalën kyçe....

Legjenda e rock-ut Eddie Van Halen ndërron jetë në moshën 65-vjeçare


Kitaristi ikonik Eddie Van Halen, bashkëthemelues i bandës legjendare amerikane të rokut, Van Halen, ka vdekur pas një ‘beteje të gjatë dhe të mundimshme me kancerin’, njoftoi familja e tij të martën.

“Nuk mund të besoj se duhet ta shkruaj këtë, por babai im, Edëard Lodeëijk Van Halen, ka humbur betejën e tij të gjatë dhe të mundimshme me kancerin këtë mëngjes.” – postoi djali i tij muzikant, Ëolfgang Van Halen, në Tëitter.

Van Halen lindi në Holandë dhe familja e tij u zhvendos në Los Angeles të Kalifornisë kur ai ishte shtatë vjeç. Pa qenë në gjendje të lexonte partiturat e muzikës, ai mësoi të luante në piano klasike duke parë dhe dëgjuar.

Ai u bashkua me vëllain e tij, bateristin Alex Van Halen, në 1972 për të formuar një grup që më vonë do të bëhej Van Halen, që u fut në Sallën e Famës të Rock and Roll (Rock and Roll Hall of Fame) në vitin 2007.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *