Vendosni fjalën kyçe....

Basha me taksistët në Tiranë: Sot me fjalë, pas 25 prillit do flasim vetëm me vendime


Kryedemokrati Lulzim Basha sot është takuar me një grup taksistësh në Tiranë, ku është njohur me shqetësimet e tyre.

Taksistët u ankuan për diskriminim pandemisë prej monopoleve, konkurrencës së pandershme dhe taksave të larta.

Ndërkohë kryedemokrati nga ana tjetër, theksoi se ai i ka kërkuar qeverisë mbështetje për biznesin e vogël deri më 25 prill, sepse pas zgjedhjeve zotohet se do të flasë vetëm me vepra. Ai tha se kur të vijë në pushtet, do ulë çmimin e naftës dhe do heqë taksën e qarkullimit 240 lekë.

Biseda mes Bashës dhe një Taksisti:

Taksisti: Vijnë herë pas here marrim ndonjë gjobë. Biznesi jonë është më i diskriminuari. Kam 20 vite në këtë punë. Probleme të mëdha. Unë këtë vit s’kam paguar disa taksa. Kjo punë ka degraduar edhe tek licencimet. Janë bërë licencime pa kriter. Nga ana profesionale është gjëja më e shëmtuar. Ka degraduar. Pandemia pati goditje të jashtëzakonshme. Ne nga turizmi shpresojmë, tre muajt e beharit.

Morëm tre paga, po ishim zero. Ky shërbim i shërben të gjithave. Çdo 15 vite duhet të ndërroj makinën. Nuk arrij t’i mbledh ato lekë. Unë kam këtë automjetin, në vendet e tjera të ballkanit e kanë zili. Pas 4 vitesh më duhet tjetër makinë.

Mua taksa në shtet më është zëruar. Por s’kam aktivitet. Sot janë 3-4 fishuar pagesa e licencimit. S’ka ekonomi.

Lulzim Basha: Sa lek çon në shtëpi në fund të muajit, pasi heq shpenzimet?

Taksisti: Punoj 17-18 orë. Dal në 6 dhe e mbyll në 10 të natës. 12 muaj të vitit. S’mund të rri. Kam marrë lekë nga rrogat e fëmijëve të mij.

Lulzim Basha: Mban mend në 2014 e rritën çmimin e naftës. I paguan kësaj qeverie taksë shtesë. Meqenëse flasim për të ardhmen, nafta pas 25 prillit do të jetë 240 lekë më pak. Kjo do të ketë impakt më të madh në ekonomi, por e para do e ndjeni ju.

Ka diskriminim, konkurrencë e pandershme. Në çvend të botës nuk hyn dot në aeroportin kombëtar. Nuk lejohet të hyjmë. Në spital hyjmë duhet të paguajmë, atë 1 mijë lekshin. Pse duhet të përjashtohem.

Lulzim Basha: Problemet dmth janë konkurrenca e pandershme, nafta, monopolet, shteti dmth i thotë disave dhe të tjerët.
Janë dy faza. Pas 25 prillit do flitet me vendime, jo me fjalë. Sot po bëjmë propozime, deri në 25 prill, kemi propozuar që për biznesin e vogël të jepet nga 1 mijë euro, dhe të ndihmohen të papunët.
Kjo nuk i zgjidh të gjitha, por do lehtësojë. Këtu p.sh, ka një problem trafiku, monopolet e parkimit dhe shkatërrimi i akseve kryesore.

Taksisti: Monopol janë. Nuk e lëshon. Është katastrofë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *