Vendosni fjalën kyçe....

Meta poston videon e Trump: Vdekja e al-Baghdadi lajm shumë i mirë për njerëzimin


Presidenti Meta ka komentuar vdekjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi duke postuar një video të presidentit amerikan Trump kur dha lajmin për vrasjen e tij.

Meta shkruan se vdekja e tij është një lajm shumë i mirë për njerëzimin.

Ndërsa shton se është krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit.

‘Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!’ – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *