Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Asnjë amnisti për të dënuarit për dhunë në familje


Presidenti i vendit Ilir Meta në  Ditën Ndërkombëtare të Eliminimin të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, është shprehur se dhuna fizike apo edhe ajo verbale ndaj vajzave është dobësi, dhe një plagë që pengon zhvillim e vendit.

Presidenti ndër të tjera shkruan se në këtë ditë, ai do t’i bashkohet fushatës botërore “Të ngjyrosim botën portokalli” dhe se nuk do të amnistojë asnjë të dënuar për veprën penale të dhunës në familje.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *