Vendosni fjalën kyçe....

Tritol makinës në Tiranë


Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet, në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi tritoli.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde dyshuar plasëse, nga shpërthimi i të cilës janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *