Vendosni fjalën kyçe....

“Mbani maskë e lani duart” – Biden dhe e shoqja dalin negativ nga Covid-19


Joe Biden ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Jill, të dy kanë rezultuar negativë për Covid-19 pas shqetësimeve se të dy mund të ishin infektuar pasi presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania, rezultuan pozitivë.

“Unë jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi dalë negativ për Covid. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja.” – shkroi Biden të premten. Ai u testua mëngjesin e sotëm pasi presidenti Trump njoftoi të enjten në mbrëmje se ishte prekur nga koronavirusi.

“Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: mbaj maskë, mbaj distancën shoqërore dhe laji duart.” –  shtoi Biden në postimin e tij.

Edhe zv.presidenti Pence e bashkëshortja e tij, Karen, kanë dalë negativë për koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *