Vendosni fjalën kyçe....

“Duke u lutur për shëndetin e tyre” – Biden i uron shërim të shpejtë çiftit Trump


Kandidati demokrat për president në SHBA, Biden, i ka uruar shërim të shpejtë rivalit të tij të prekur nga Covid-19. Biden tha të premten se ai dhe gruaja e tij, Jill, dëshironin shërim të shpejtë të Trump dhe Zonjës së Parë, Melania, të cilët të dy dolën pozitivë për Covid-19.

“Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij.” – shkroi Biden në Tëitter.

Shëndeti i vetë Biden u bë një shqetësim i madh për disa nga mbështetësit e tij pasi lajmi u përhap të enjten. Ditë më parë, ai dhe Trump patën debatin e parë publik lidhur me garën presidenciale të 3 nëntorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *