Vendosni fjalën kyçe....

Koçi: Zgjedhjet në 96’ ishin të përgjakura, Berisha ekstremist ideologjik edhe pas përmbytjes së komunizmit


Deputeti i PS-së Petro Koçi, në fjalën e tij në parlament, komentoi projekt-rezolutën për krimet e komunizmit.

Koçi theksoi se Berisha mbeti një ekstremist ideologjik edhe pas përmbytjes së komunizmit. Sipas tij, në kohën e qeverisjes së PD-së u masakrua edhe gazetari Zamir Dule.

“Sali Berisha ishte një ekstremist ideologjik, që i tillë mbeti edhe pasi ndryshoi regjimi. Zamir Dule u masakrua nga regjimi i Berishës dhe pasojat e masakrimit bënë që të ndërrojë jetë në moshë të re. Dua të kujtoj Remzi Hoxhën, dua të kujtoj kryetarin e PS në Bulqizë dhe Librazhd, që u masakruan dhe u hodhën në kanal. Ishin bandat e PD, që vazhdonin të zhvillonin politikë me profil diktatorial”, u shpreh Koçi.