Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet në gjendjen civile të qytetarëve, PD-ja padit në SPAK Lleshajn e Doracajn


Partia Demokratike ka paditur në prokurorinë speciale ministrin e Brendshëm, Lleshaj dhe kreun e Gjendjes Civile, Doracaj.

Denoncimi i selisë blu vjen pas denoncimit në Ora Neës të ndryshimit të gjendjes civile të qytetarëve pa dijeninë e miratimin e tyre.

PD-ja e padit dyshen Lleshaj-Doracaj për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre e shkelje e të drejtës së zgjedhjes.

“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.” – thuhet dër të tjera në padi.

Ministri Lleshaj e kreu i Gjendjes Civile, Doracaj, i kanë hedhur poshtë akuzat e PD-së duke thënë se asnjë qytetari nuk i është ndryshuar vendbanimi dhe se ata do votojnë në të njëjtat vendvotime ku kanë votuar edhe në zgjedhjet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *