Vendosni fjalën kyçe....

Chrissy Teigen humb fëmijën që priste nga John Legend


Para më shumë se një muaji, këngëtari John Legend dhe modelja Chrissy Teigen zbuluan përmes një videoklipi se prisnin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë.

Mirëpo fatkeqësisht Teigen e ka humbur foshnjën. The Guardian shkruan se modelja është dërguar në spital disa ditë më parë për shkak të komplikacioneve, pasi kishte hemoragji.

Ajo tani është mirë, por për fat të keq e ka humbur foshnjën.

Modelja ka publikuar një foto të sajën nga spitali në ngjyrë bardhë e zi, ku shihet duke qarë.

“Jemi shumë të hidhëruar nga një dhimbje për të cilën deri tani vetëm kemi dëgjuar, një dhimbje e pa provuar më parë”, shkruan ajo krahas fotos.

Ajo vazhdon: “Mjekët nuk mundën dot të ndalojnë hemoragjinë dhe t’i jepnim fëmijës sonë lëngjet që ai kishte nevojë, pavarësisht transfuzionit të gjakut që bëmë. Nuk ishte e mjaftueshme kjo gjë”.

Çifti u martua në vitin 2013 pas 6 vitesh lidhje së bashku dhe kanë dy fëmijë, Luna Dhe Mile. Në muajin gusht, John Legend publikoi këngën e tij më të re “Wild”, në videoklipin e së cilës e shoqja tregonte barkun e rrumbullakosur.

“Nuk i kemi vendosur kurrë për emrat e fëmijëve tanë përpara, deri në momentin që ata kanë lindur. Por këtë herë çuditërisht kishim filluar ta quanim Jack fëmijën që kisha në bark. Për ne do të jetë gjithmonë Jack. Jack bëri gjithçka për të qenë pjesë e familjes tonë të vogël dhe do të jetë gjithmonë pjesë e saj. Për Jack-un tonë, jam kaq e hidhëruar, që nuk kam mundësi të të jap shtëpinë që kishe nevojë për të jetuar. Do të të duam gjithmonë”, shkruan Teigen mes të tjerash.

 

View this post on Instagram

 

We are shocked and in the kind of deep pain you only hear about, the kind of pain we’ve never felt before. We were never able to stop the bleeding and give our baby the fluids he needed, despite bags and bags of blood transfusions. It just wasn’t enough. . . We never decide on our babies’ names until the last possible moment after they’re born, just before we leave the hospital.  But we, for some reason, had started to call this little guy in my belly Jack.  So he will always be Jack to us.  Jack worked so hard to be a part of our little family, and he will be, forever. . . To our Jack – I’m so sorry that the first few moments of your life were met with so many complications, that we couldn’t give you the home you needed to survive.  We will always love you. . . Thank you to everyone who has been sending us positive energy, thoughts and prayers.  We feel all of your love and truly appreciate you. . . We are so grateful for the life we have, for our wonderful babies Luna and Miles, for all the amazing things we’ve been able to experience.  But everyday can’t be full of sunshine.  On this darkest of days, we will grieve, we will cry our eyes out. But we will hug and love each other harder and get through it.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on