Vendosni fjalën kyçe....

QSUT hap garën për blerjen e 8,640 tamponeve dhe 180 kite për testin e Covid-19 me vlerë 77,6 mln lekë


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” hap tenderin për blerjen e kiteve për diagnostikim të Covid-19 në kohë reale dhe tamponëve të përshtatshëm për përdorim në terren me vlerë 77,6 mln lekë.

Me fondin e venë në dispozicion do të blihet një sasi prej 8,640 tamponë për terren dhe 180 kite për diagnostikim në kohë reale të Covid-19.

Afati i dorëzimit të ofertave nga operatorët do të jetë deri më 23 tetor. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin do të jetë 90 ditë nga data e nënshkrimit. Për çdo kontratë të lidhur, 30% e sasisë se mallit do të lëvrohet brenda 48 orësh, kurse pjesa e sasisë të mbetur të tamponëve dhe kiteve për testim do të lëvrohet deri në përfundim të kontratës sipas kërkesës së QSUT.

Në formularin e kontratës specifikimet teknike përcaktojnë se fondi limit me vlerë 77,693,760 lekë me TVSh do të përdoret për blerjen e kiteve ( teste) për diagnostikimi të SARS-CoV-2 në kohë reale (teste PCR (premix) + Kit ekstraktimi Automatik DNA/RNA të përshtatshme për aparatin Existation të firmës Bioner ose ekuivalent); si dhe tampon të përshtatshëm për t’u transportuar në terren, të llojit, si: nazofaringial viral, orofaringial viral, tub 10-12 ml dhe 2-3 ml, në paketim steril për diagnostimin e virusit.

Aktualisht Shqipëria bën më pak se 1,000 testime në ditë, duke e renditur atë ndër vendet me numrin më të ulët të testimeve në raport me popullsinë. Një nga strategjitë e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë kryerja e sa më shumë testimeve, si një mjet për të gjurmuar koronavirusit, në mënyrë që të kufizohet përhapja e tij.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *