Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon listën, emrat e kandidatëve për deputetë që votohen të enjten në Lezhë


Ndërsa anëtarësia në Shkodër po voton për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve të cilët do të votohen të enjten në qarkun e Lezhës.

“Demokratët e Qarkut të Lezhës do të votojnë të enjten për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas selisë, pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit dhe sot po votohet në Shkodër. Nesër është Lezha që voton, listën me kandidatët e mëposhtëm.

Dega Lezhë, Qarku Lezhë

ALKETA MARKU
ALTIN MEMA
ANILA FRROKU
ARBEN NDOJ
DAVID SYKU
DOD ZHUBA
FRANGA HILA
GJOK VUKSANI
GJOVALIN GJELOSHI
LINDITA METALIAJ
PETRIT MARKU
ROZA HILA
SALVADOR KAÇAJ
SEVELIAN KOSOVA
SILVANA KOLZIU
SOKOL NDOKA

Dega Mirditë:

ALBERT MELYSHI
ALEKSANDER LALA
ALFRED DUKA
DORIAN GJOMARKAJ
EVEREST DEDAJ
GJERGJ PRENGA
GJON PJETRI

Dega Kurbin:

ANDON FRROKAJ
ELTON LASKA
GENC DOCI
INDRIT VOKSHI
KASTRIOT PREND PIROLI
LINDITA TOMA
LUIGJ ISUFI
MARJAN TUCI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *