Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz


Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një banesë në Kamëz. Policia thotë se një sasi lëndeje shpërthyese ishte vendosur në oborrin e një banese në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale A.K.

Ende nuk dihet autori/autorët, por policia dhe grupi hetimor kanë marrë provat dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *