Vendosni fjalën kyçe....

PPE kundër miratimit të ndryshimeve të kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme: Në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODHIR


Partitë Popullore Evropiane në një deklaratë për publikun kanë tërhequr vëmendjen për vendin tonë që të mos miratojnë ndryshimet e njëanshme për Kodin Zgjedhor.

Në deklaratë theksojnë se ndryshimet janë në kundërshtim me rekomandimin e OSBE/ODHIR dhe kundër vendimit të Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave.

Qëndrimi u mbajt sot gjatë një video-konference mes anëtarëve të Asamblesë së PPE-së, ku u diskutua gjithashtu edhe për situatën në Bjellorusi e Nagorno-Karabakh.

Por PPE ka qenë plotësisht dakord me udhëzimin e Shqipërisë për integrimin në BE.

PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve“ – thuhet në deklaratën e PPE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *