Vendosni fjalën kyçe....

Vonohet tre minuta në Parlament, opozita i bën zbor ministrit japonez


Ministri japonez i Olimpiadës, Yoshitaka Sakurada, është detyruar të kërkojë falje publike pasi ka mbërritur tre minuta me vonesë në një takim parlamentar këtë të enjte.

Opozita ka qenë shumë kritike ndaj Sakurada-s, shkruan “BBC”. Deputetët e opozitës thanë se vonesa e tij tregon mosrespektim për zyrën e vetë ministrit dhe madje bojkotuan një takim të komitetit buxhetor për pesë orë me radhë në shenjë proteste.

Por kjo nuk është hera e parë që Sakurada detyrohet të kërkojë falje publike. Javën e kaluar, ministri u kritikua pas deklaratës së tij se ndihej i zhgënjyer, kur një pretendente për medalje olimpike, ishte diagnostikuar me leuçemi.

“Ajo është një fituese e mundshme e medaljes së artë në Lojërat e Tokios 2020, një atlete nga e cila kemi pritshmëri të mëdha. Jam shumë i zhgënjyer”, tha ministri i cili më vonë u detyrua të kërkonte falje.

Opozita kërkon vazhdimisht dorëheqjen e ministrit. Detyrat e Sakurada-s përfshijnë edhe mbikëqyrjen e përgatitjeve të mbrojtjes kibernetike, për “Lojrat Olimpike 2020” në Tokio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *