Vendosni fjalën kyçe....

Votuesit i tregojnë CNN-it pse do votojnë përsëri Trump-in (VIDEO)


Në një program televiziv në “CNN”, pikëpamjet liberale të të cilit janë të dukshme, disa mbështetës të presidentit Donald Trump treguan se pse kishin besim tek ai dhe pse do e votonin atë.

Ditën e premte, në segmentin e titulluar “Pulsi i Njerëzve”, moderatorja Alisyn Camerota foli me tre mbështetës të kandidatit demokrat Joe Biden dhe tre mbështetës të Donald Trump.

Një votues nga Florida, i quajtur Sean Roberts, i shpjegoi gazetares se presidenti Trump po i bënte të gjithë bashkë.

“Unë mendoj se presidenti po bën çdo përpjekje për të bërë më të mirën e tij për njerëzit me ngjyrë dhe njerëzit që nuk janë me ngjyrë. Ne mund ta ndihmojmë presidentin aktual t’i bëjë gjërat më mirë për të gjithë ne. Kështu që unë thjesht mendoj se presidenti po na bashkon sepse, kur shkoj në tubimet e tij unë ndihem rehat. Unë nuk ndihem i kërcënuar dhe në thelb, ajo që ai thotë është që le ta bëjmë vendin tonë që të gjithë të jetojmë shkëlqyeshëm. Kjo i përfshin të gjithë”.

Një tjetër mbështetëse e Trump-it nga Kalifornia, Alexis Frost Cazimero tha: “Unë mendoj se ai po bën një punë fenomenale dhe ai ka votën time. Absolutisht ”.

Gazetarja ndërhyri dhe e pyeti: “Por në cilën pjesë po bën një punë fenomenale?”

Cazimero iu përgjigj menjëherë gazetares duke thënë: “Se ai lufton për të drejtat e mia kështu që unë me siguri mund të marr vendimet e mia. Kjo është arsyeja numër një, ndihem sikur këtu në Kaliforni shumë gjëra janë hequr, shumë nga të drejtat e mia janë hequr. Për shembull, si për maskat. Natyrisht ju duhet të vendosni maska ​​dhe pse nuk është ai i veshur me maskë? Epo, ky është mendimi i tij, apo jo? A nuk është kjo zgjedhja e tij? “

Gazetarja e pyeti: “Megjithëse vetë keni mbajtur maska ​​sepse jeni të ndërgjegjshëm për fqinjët tuaj, ju doni lirinë që të mos mbani maskë?”

Cazimero tha: “Po. Po. Po. Unë nuk dua që ajo të jetë me detyrim, dhe të jetë një gjë e keqe nëse nuk e mban.”
Ndërsa votuesi i tretë, Dan Carter tha: “Unë mendoj se çështja ime kryesore është me të vërtetë për ekonominë, veçanërisht për ekonominë time dhe shtetin tim.”

https://www.youtube.com/watch?v=jAruY13sF68&feature=youtu.be
Në një moment, mbështetësit nga Florida i pritet fjala, ndërsa ai po shpjegonte pse do votojë për një mandat të dytë të Trump-it.


Ky episod ka shkaktuar mjaft komente në “Twitter”, pasi rrjeti televiziv njihet për pikëpamjet liberale dhe si një kundërshtues i flaktë i politikave të presidentit republikan Donald Trump. Për këtë arsye, një media tjetër me pikëpamje të djathta, “Breitbart”, tallet në Facebook duke vënë mbi lajm diçiturën: “Imagjinoni dhimbjen që mund ti ketë shkaktuar CNN-it”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *