Vendosni fjalën kyçe....

Putini i ofron SHBA-së shkëmbimin e garancive se dy vendet nuk do përzihen në punët e brendshme të njëri-tjetrit


Presidenti rus Putin propozoi të premten që Rusia dhe SHBA-ja të përgatisin një marrëveshje zyrtare që ato të mos ndërhyjnë në axhendat e brendshme të njëri-tjetrit dhe të nënshkruajnë një pakt për parandalimin e ‘incidenteve në hapësirën e informacionit’.

Në një deklaratë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të SHBA-së në 3 nëntor, lideri rus thotë se po i ka ofruar Uashingtonit shansin për të filluar një dialog të gjerë mbi çështjet që prekin të dy vendet.

Ai sugjeroi që Uashingtoni dhe Moska të shkëmbejnë ‘garancitë e mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit, përfshirë proceset elektorale’ duke përdorur teknologjinë telefonike dhe ‘metoda të tjera të teknologjisë së lartë’.

Zyrtarë të shumtë të SHBA-së e kanë akuzuar prej kohësh Rusinë për përdorimin e hakerave dhe zhvillimin e fushatave ‘propagandistike’ në internet, në një përpjekje për të lëkundur opinionin publik rreth zgjedhjeve amerikane. Moska i ka mohuar me forcë këto akuza, duke argumentuar se ato janë të pabazuara, ose të ekzagjeruara.

Putini gjithashtu tha se Moska dhe Uashingtoni duhet të shmangin konfrontimin në fushën dixhitale, duke nënshkruar një traktat dypalësh për parandalimin e ‘incidenteve në hapësirën e informacionit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *