Vendosni fjalën kyçe....

Aktivistët e BLM-së kanosin çiftin e të moshuarve në restorant (Video)


Aktivistët e zemëruar të Black Lives Matter u filmuan duke kërcënuar një çift të moshuar, ndërsa u afruan në tryezën e tyre në një restorant të hapur në Shën Petersburg, Florida. Incidenti ndodhi mes protestave mbi rastin e Breonna Taylor.

Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon dhjetëra protestues që mbajnë shenja ‘Pa drejtësi, pa paqe’ dhe brohorisnin ‘Çohu, lufto!’ jashtë një restoranti.

Në një moment, një aktivist vjen dhe ulet në një karrige bosh në tavolinën e zënë nga një çift të moshuarish.

Gruaja thotë ‘Kjo është tryeza ime’ ndërsa përpiqet të largojë aktivistin nga vendi. Më shumë aktivistë i afrohen tryezës. Njëri prej tyre e quan gruan ‘Karen’ e kërcënon të ‘godasë burrin e saj të vjetër’.

Protestat shpërthyen në disa qytete të mërkurën pasi një juri në Louisville, Kentucky, zbuloi akuzat në çështjen që ka të bëjë më vrasjen e Breonna Taylor.

26-vjeçarja me ngjyrë u vra në një sulm policor në muajin mars kur oficerët e policisë të veshur civilë u përpoqën të dorëzonin një urdhër kontrolli në banesën e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *