Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e PD-së nxjerr videon: Rama po kopjon Bashën


Deri më tani, ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha, ai që komentohej se kishte kopjuar kryeministrin Edi Rama në disa aspekte përsa i përket PR-it.

Ndërsa tani, PD pretendon se është Rama ai që po kopjon Bashën, kjo lidhur në premtimet që ka bërë lidhur me pagat.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka publikuar një video ku Basha e Rama shihen duke bërë të njëjtin premtim, rritjen e pagës minimale në 300 mijë lekë të vjetra.

“Lulzim Basha ka prezantuar disa nga pikat e planit tonë për ringritjen e ekonomisë, me parimin bazë: paratë duhet të jenë në xhepat e qytetarëve dhe jo të pushtetarëve dhe oligarkëve. Ndërsa Rama që dështoi 8 vjet në pushtet pa bërë asgjë në shërbim të qytetarëve, di vetëm të kopjoj angazhimin publik të Bashës.
Game Over 👎🏻 në 25 prill, për propagandën e Ramës !”– shkruan Zhupa krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *