Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra zëvendësministri rus i Mbrojtjes


Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në “një post tjetër”.

Kështu ka bërë me dije sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë, sipas të cilës Bulgakov do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev.

“Gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev u emërua zëvendësministër i mbrojtjes për logjistikën. Gjeneralkoloneli M. Mizintsev më parë mbante postin e shefit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë.”- tha ministria në një deklaratë, sipas TASS.

Gjenerali i ushtrisë Dmitry Bulgakov, i cili ka mbajtur këtë post më parë thuhet se “është liruar nga detyra për shkak të transferimit të tij në një punë tjetër”.

Mikhail Mizintsev

Mikhail Mizintsev ka lindur në vitin 1962. Në vitin 1980 u diplomua në Shkollën Ushtarake Kalinin Suvorov. Ai u emërua shef i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë në dhjetor 2014.

Dmitry Bulgakov ka lindur në vitin 1954. Ai u emërua zëvendësministër i mbrojtjes për logjistikën në vitin 2010.

Ushtria ukrainase thotë se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit të Detit Ukrainas Azov, gjë që i dha atij pseudonimin “kasapi i Mariupolit”.