Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama flet për ndërtimet pa leje sikur s’ka qenë kryeministër, mashtron në mënyrë të paskrupullt


Kreu i PD-së Berisha tha nga Prrenjasi se kryeministri Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi e grabitjeje.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e zonës ai tha se kreu i qeverisë e ministrat e tij mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt nga mëngjesi në darkë.

Berisha tha gjithashtu se për çdo shtesë kati është paguar ryshfet e përgjegjës për atë që ka ndodhur në vend është Rama e qeveria e tij.

“Socialistët kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarët sepse Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi dhe nëse e dëgjoni se ç’flitet në Parlament, flasin për një vend që është një realitet tjetër jo në Shqipëri. Është krijuar një mekanizëm me të cilin mashtrojnë nga mëngjesi në darkë në mënyrë të paskrupullt. I presupozojnë apo gjykojnë qytetarët si njerëz që mund t’i mashtrosh e mund t’u thuash ç’të duash. E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime. Dihej shumë mirë se jo për çdo kat, por për çdo dhomë paguhej ryshfet. Ai mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanistik të krijuar mbi rryshfetin.” – tha ai.