Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump: Po të dëgjoja Boltonin, tani do ishim në Luftën e 5-të Botërore


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur përsëri për ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
Në një intervistë për gazetarin Mark Levin në Fox Neës të dielën, Trump e quajti Boltonin budalla dhe tha se nëse do ta kishte dëgjuar këshillat e tij, do ta kishte dërguar sot botën në Luftën e 5-të Botërore.

“Unë do ta them këtë, John Bolton ishte një person shumë budalla. Nëse do të dëgjoja John Bolton, do të ishim në Luftën e 5 Botërore tani.”– tha Trump.

Një deklaratë të ngjashme për Bolton, Trump e kishte bërë edhe në janar të këtij viti. Trump tha se libri i Boltonit ishte i paligjshëm pasi përmbante shumë informacione të klasifikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *