Vendosni fjalën kyçe....

LSI ‘ndez motorët’ e fushatës, Kryemadhi: Shpresë e re që po lind në vendin tonë


Duket se partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim po fillon fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetarja Monika Kryemadhi ka publikuar disa foto të takimeve të para ku kanë marrë pjesë ish-deputetët, përfshirë Petrit Vasilin.

Kryemadhi shprehet se LSI angazhohet në ambjentet ku ka njerëz entuziastë për Shqipërinë.
“LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë”- shkruan Kryemadhi.
“Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët”- shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *