Vendosni fjalën kyçe....

60 njerëz bashkohen të shpëtojnë balenat e bllokuara në Tazmani, ngordhin më shumë se 90 prej tyre (FOTO)


Rreth 90 balena kanë ngordhur pasi kishin mbetur të bllokuara në rërë në Bregun Perëndimor të Tazmanisë.

Ndërkohë rreth 180 balena të tjera rrezikojnë të mos ja dalin. Vullnetarë të shumtë janë vënë në shërbim të një megaoperacioni, për të shpëtuar gjitarët e mbetur të bllokuar në një rrip rëre që prej të hënës.

Nic Deka nga Shërbimi i Kafshëve të egra në Tazmani, ka deklaruar se operacioni për shpëtimin e 270 balenave kishte qenë i ngadaltë dhe tejet i ndërlikuar.

“Faza e këtij mëngjesi do të jetë kritike”– u tha ai gazetarëve mëngjesin e të martës, citon Daily Mail.


Deka tha se rreth një e treta e balenave kishin ngordhur mbrëmjen e kaluar dhe shumica ishin të paarritshme me anije. Ai shtoi se misioni mund të zgjasë me ditë.

Rreth 60 njerëz po ndihmojnë në shpëtimin e tyre.

Disa video të postuara në Internet tregojnë balenat teksa tentojnë më kot për të shkuar drejt thellësive. Shkencëtarët kanë thënë që dy grupe të mëdha balenash pilote kanë ngecur në një ngushticë në brigjet perëndimore dhe të populluara të Tasmanisë prej mëngjesit të së hënës, duke u kthyer në një emergjencë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *