Vendosni fjalën kyçe....

Berlusconi shërohet nga Covid-19


“Ia hodha edhe këtë herë”. Me këto fjalë, 83-vjeçari Silvio Berlusconi la pas krahëve atë që quajti sfidën më të rrezikshme të jetës së tij, betejën me koronavirusin.

Pas 10 ditësh i shtruar në spitalin “San Rafaele” në Milano pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, ish-kryeministri karazimatik i Italisë u shfaq i buzëqeshur përpara mediave për të njoftuar shërimin, e për tu kërkuar italianëve të tregohen të përgjegjshëm.

Ishte një test i vështirë, dhe e them këtë me emocion; falë Zotit dhe profesionalizmit të mjekëve të spitalit “San Rafaele” unë e kalova atë që e konsideroj ndoshta si sfidën më të rrezikshme të jetës sime. Mjekët në spital u çuditën me ngarkesën virale që evidentuan tek unë, më e larta mes dhjetëra mijëra të vëzhguara në “San Rafaele”. Fatmirësisht, kur ma thanë këtë unë isha në fazën e shërimit nga pneumonia e dyanshme. Gjithsesi i them vetes me kënaqësi; ia hodhe edhe këtë herë”, tha Berlusconi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *