Vendosni fjalën kyçe....

Doktor Pipero shfaqet entuziast: Vaksinën do e bëj live në studio


Doktori infeksionist, Pëllumb Pipero është shfaqur entuziast dhe aspak skeptik në lidhje me vaksinën anti-Covid-19.

I pyetur gjatë debatit në studion e emisionit “Opinion” nëse do bënte vaksinën, doktor Pipero tha se do e bëjë vaksinën anti-covid-19 në studio

Do ta bëj i pari, do ta bëj në studio, live. Por, përgjithësisht vaksinat japin shumë pak efekte anësore afat largëta, nëse japin e kanë afat shkurtra. Efekte anësore e një vaksine quhet dhe skuqja”-tha Pipero.

Që prej shpalljes së pandemisë dhe luftimit të saj me daljen e vakisnës njerëzit janë të dyzuar nëse do e bëjnë vaksinën apo jo.

Pikëpyetjet janë të mëdha për shkak të efekteve anësore ose sigurisë të mundshme të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *