Vendosni fjalën kyçe....

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë


Adoleshentja shqiptare Gala Aliaj ka fituar edicionin e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt, shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike, duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi, ku me zërin e ëmbël arriti të fitonte zemrat e jurisë dhe të publikut.

‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele ishin këngët që i dhanë fitoren në finale Galës.

Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *