Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e Robert Aliajt një nga finalistet e “The Voice Kids” në Belgjikë (VIDEO)


Një adoleshente shqiptare arriti me sukses të mahnisë jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë dhe tani është një nga finalistet në këtë garë.

Bëhet fjalë për vajzën e artistit Robert Aliaj. Gala ka treguar se është po aq e talentuar sa i ati në muzikë dhe Aliaj nuk kishte si mos të ishte krenar.

Ai e ka bërë të ditur lajmin se vajza e tij është një nga finalistet e këtij kompeticioni, dhe ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të performancës së vajzës.

“Sapo ndodhi, Gala kaloi në finale. Ndiqeni performancën e saj të fundit dhe shumë falënderime për mbështetësit”, ka shkruar ai.


Gala dukej e dashuruar me skenën, pasi jo vetëm arriti të këndonte shumë bukur por edhe të kërcente gjithashtu.

Publiku shqiptar është njohur me Galën, në natën që ajo performoi krah të atit në skenën e “Dance ëith me Albania” në vitin 2015.

Audicionet e fshehura


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *