Vendosni fjalën kyçe....

“Obama e mori kot, Trump ka bërë shumë më tepër për ta merituar” – Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u emërua për Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij në arritjen e marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, raportoi Fox News të mërkurën në mëngjes.

Christian Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit Norvegjez paraqiti nominimin.

Tybring-Gjedde kishte paraqitur më parë një nominim për Trump-in për të marrë Çmimin Nobel për Paqe në viti 2018 për samitin e tij në Singapor mes liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes.” i tha Tybring-Gjedde, Fox News.

Përveç marrëveshjes Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe, letra e nominimit drejtuar Komitetit Nobel përmendi rolin kryesor të Trump në lehtësimin e kontaktit midis palëve në konflikt, të tilla si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit midis Indisë dhe Pakistanit dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.”

Tybring-Gjedde i tha Fox News se ai ‘nuk është një mbështetës i madh i Trump’ por fakten duhen vlerësuar.

“Komiteti duhet të shikojë faktet dhe ta gjykojë atë mbi faktet – jo nga mënyra se si ai sillet ndonjëherë. Njerëzit që kanë marrë Çmimin e Paqes në vitet e fundit kanë bërë shumë më pak se Donald Trump. Për shembull, Barack Obama nuk bëri asgjë.” – tha ai për Fox News, duke iu referuar fitimit të Çmimit Nobel për Paqe nga ish-presidenti amerikan, Barak Obama në vitin 2009 për ‘përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *