Vendosni fjalën kyçe....

“Një tjetër marrëveshje e madhe. Si presidenti Trump bashkoi Serbinë dhe Kosovën” – Shtëpia e Bardhë deklaratë


Shtëpia e Bardhë ka publikuar një komunikatë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Që në fillim të deklaratës thuhet se ajo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë është një tjetër marrëveshje e madhe, ku presidenti Trump bashkoi Serbinë e Kosovën së bashku.

Më tej deklarata thotë se me ndërmjetësimin e presidentit amerikan u arrit një marrëveshje historike mes Serbisë e Kosovës.

“Unë pres të shoh Serbinë dhe Kosovën të prosperojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon. Duke shkuar përpara – Unë pres që të shkoj në të dy vendet një ditë në një të ardhme jo shumë të largët.” – tha Presidenti Trump.

Deklarata e plotë

Një marrëveshje tjetër e madhe! Si presidenti Trump bashkoi Serbinë dhe Kosovën së bashku

Presidenti Trump u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin kosovar Avdullah Hoti të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësit njoftuan një angazhim historik për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës.

“Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të madh – diçka që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur.” – tha Presidenti Trump.

Administrata e Presidentit Trump ka arritur kohët e fundit një numër marrëveshjesh kryesore paqeruajtëse. Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë pason vetëm disa javë pasi një tjetër përparim i madh i ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u arrit.

Një përfitim kryesor anësor i marrëveshjes Serbi-Kosovë, tha të premten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, është se tani lejon ‘vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës, një shteti me shumicë-myslimane dhe shtetit të Izraelit’.

Në Zyrën Ovale, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti falënderuan presidentin Trump dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Unë pres të shoh Serbinë dhe Kosovën të prosperojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon. Duke shkuar përpara – Unë pres që të shkoj në të dy vendet një ditë në një të ardhme jo shumë të largët. “ – tha presidenti Trump.

Në këtë takim, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje politike e ekonomike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *