Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e MPJ-së ruse ironizoi me uljen e Vuçiçit përballë Trump, reagon Gjuriç: Turp të keni


Zyrtari serb i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç ka reaguar lidhur me postimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e cila ironizonte uljen përballë të Presidentit Aleksandër Vuçiç përballë atij amerikan Donald Trump.

Gjuriç i shkruan se Vuçiç nuk tha asnjë fjalë të keqe kundër Rusisë dhe se ai këmbënguli që marrëveshja të mos përfshinte ndalimin e blerjes së gazit rus.

Paramendoni, presidenti (Vuçiç) nuk tha as një fjalë të vetme të keqe kundër Rusisë, madje as në atë vend (Shtëpinë e Bardhë). Dhe paramendoni se presidenti (Vuçiç) priti një orë e gjysmë për një takim me presidentin rus dhe kurrë nuk kërkoi karrige të veçantë. Unë nuk ju lejoj ju që ta sulmoni Serbinë krenare. Turp të qoftë”, shkruhet në postimin e Gjuriçit në Twitter.

Dhe më lejoni të shtoj se blerja e gazit është tërhequr nga ajo marrëveshje vetëm me këmbënguljen e njeriut që ishte i ulur në atë karrige. Turp të qoftë edhe njëqind herë!”, thuhet më tej në postimin e zyrtarit serb.