Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i qytetarit: Qeveria s’më ka dhënë asnjë qindarkë për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti


Një qytetar nga Shijaku ka denoncuar qeverinë se nuk i ka dhënë asnjë ndihmë pas dëmtimit të banesës nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qytetari Shpëtim Dollaku i deklaroi shefit të kabinetit të PD-së, Dorjan Teliti, se banesa e tij është vlerësuar me shkallën e dëmtimit DS3 nga komisioni i vlerësimit por pavarësisht kësaj nuk ka marrë asnjë kacidhe dhe asnjë ndihmë nga shteti.

Ai shprehet se ka frikë të qëndrojë brenda banesës bashkë me familjen e tij ndërsa përfaqësuesit e bashkisë i kanë shkuar në shtëpi vetëm pak ditë pas tërmetit dhe prej 9 muajsh nuk janë interesuar më për të.

“Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe unë punimet si i thonë.” – tha qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *