Vendosni fjalën kyçe....

Në prani të presidentit amerikan Trump, Hoti e Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen


Në prani të presidentit amerikan Trump, Kosova e Serbia kanë nënshkruar në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Siç duket në foton shoqëruese, presidenti Trump qëndron në mes ndërsa Vuçiç e Hoti në dy anët e tij. Lajmi është njoftuar nga ndihmësi i shefit të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më prosperuese.” –ka shkruar ai në Twitter.

Sot ishte dita e dytë e takimit të nivelit të lartë në SHBA mes Kosovës e Serbisë. Hollësitë e marrëveshjes pritet të bëhen të ditura më vonë. Nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë e paralajmëroi ditën e djeshme kryeministri i Kosovës, Hoti, në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë ditën e sotme në delegacionin e Kosovës ka pasur përplasjes me Hotit e kreut të AAK—së, Haradinaj. Ky i fundit ka deklaruar se do tërhiqet nga qeveria në rast se firma e hedhur nga Hoti në marrëveshje përfshin liqenin e Ujmanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *