Vendosni fjalën kyçe....

“Ta fiksoni mirë në kokë, e pavërtetë se jeni të mbrojtur nga Covidi” – Rama paralajmëron nxënësit



Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë që të tregojnë kujdes nga koronavirusi, pasi edhe ata janë të rrezikuar. Madje u thotë që ta fiksojnë mirë në kokë këtë.

“Duhet t’ia dalim edhe në aspektin e mbrojtjes sa më efikase të shëndetit të gjithsecilit.
Së pari, është e vërtetë që moshat e reja, fëmijët e vegjël dhe mosha juaj që jeni këtu, janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është absolutisht e pavërtetë… dhe këtë duhet ta fiksoni mirë në kokë… që jeni plotësisht të mbrojtur.
Pra, larg qoftë, rastet kur virusi ka goditur rëndë, madje ka marrë edhe jetë në këto mosha, nuk mungojnë.
Së dyti duhet mbajtur mirë parasysh që e gjitha varet nga disiplina, autodisiplina, për të respektuar rregullat e thjeshta.
Aspekti tjetër është që fëmijët dhe mosha juaj janë transmetues të virusit. Kjo është një sfidë e përbashkët, ku secili ka rolin e vet dhe ku mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët. Janë marrë të gjitha masat për mësimin në klasa, por e gjitha varet nga faktori njerëzor.
Ky është një stres për ju, por edhe për mësuesit. Por, besoj se nëse drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit do të jenë në lartësinë e duhur, gjasat që të goditemi do të jenë zero, në të kundërt numrat do të rriten. Sido që të jetë, do të kemi rritje të numrave, por ajo që na duhet është t’i mbajmë numrat brenda parashikimeve. Kjo është një luftë që vazhdon, ka fazat e veta, virusi nuk ikën, do kërkojë kohë derisa të dobësohet dhe popullata të imunizohet. Do kërkojë kohën e vet edhe vaksina. Kështu që sipas të gjitha gjasave ky vit shkollor do të jetë shumë i vështirë. Kjo është një sfidë dhe duhet përballuar. Alternativa tjetër është ta humbasësh sfidën dhe pasojat janë të pallogaritshme”, tha Rama gjatë një takimi me mësues dhe nxënës të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *