Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Oqeanin Atlantik, humbin jetën 5 persona


Pesë njerëz, katër prej të cilëve amerikanë kanë humbur jetën, pas rrëzimit të një avioni të vogël në Oqeanin Atlantik, pranë brigjeve të Hondurasit.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të viktimave”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për “ABC News“.

Fillimisht u raportua për vdekjen e 4 amerikanëve nga DASH. Sipas Associated Press edhe një pilot kanadez ka humbur jetën gjithashtu nga aksidenti, duke e çuar në 5 numrin e viktimave.

Avioni ishte nisur nga ishulli Roatan për në qytetin e Trujillos. Anijet e shpëtimit gjetën katër trupa brenda disa minutave nga rrëzimi, sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria e Hondurasit.

Ata arritën të transportonin një pasagjer në një spital, por ai vdiq si pasojë e plagëve të marra. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *