Vendosni fjalën kyçe....

Pas pushimeve verore, Kuvendi rinis sot punën


Pas pushimeve verore që zgjatën pak më shumë se 1 muaj, rinis puna në Kuvend. Kreu Deputetët morën pushimet në përfundim të seancës parlamentare të datës 30 korrik pasi votuan ndryshimet kushtetuese, për hapjen e listave.

Seanca e sotme do të jetë formale dhe nuk pritet të miratohen akte ligjore, megjithatë ky sesion pritet që të jetë mjaft intensiv.

Seanca plenare fillon në orën 17:00 dhe në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit për seancën plenare të datave 29 dhe 30 korrik, çështjet për shqyrtim, draftprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator- 25 shtator dhe 7 shtator- 16 tetor.

Sjellim ndërmend se presidenti Ilir Meta dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do të jetë 25 prilli i 2021.

Me 8 muaj larg, Kuvendit aktual i kanë mbetur edhe 230 ditë derisa të zgjidhen deputetët e rinj.
kur do të zgjidhen edhe deputetët e rinj teksa deri atëhere kanë mbetur edhe 230 ditë.

Në këtë sesion, deputetët do duhet të ngrenë kartonin për një sërë çështjesh të rëndësishme në funksion të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pikënisja e punës për palët duke qenë se 19 tetori duhet ta gjejë KQZ-në dhe me anëtarë të rinj. Për këtë çështje Kuvendi ka shpallur edhe vakancat ndërsa ka ftuar të interesuarit të aplikojnë për secilin pozicion.

Kuvendi duhet të bëjë ndryshimet edhe në Kodin Zgjedhor, për të reflektuar dispozitën që ndalon koalicionet parazgjedhore.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Seancë plenare PUBLIKE
E hënë, 7 shtator 2020, ora 17.00

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 43, datë 31.08.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës
është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Njoftimi/Miratimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020
(Neni 26/neni 55 Rregullore Kuvendi, njoftim/shumicë e thjeshtë votash për miratim)
4. Njoftimi/Miratimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 shtator 2020
(Neni 27/neni 55 Rregullore Kuvendi, njoftim/shumicë e thjeshtë votash për miratim)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *