Vendosni fjalën kyçe....

8 të dënuar në Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi


Gjykatat në Arabisë Saudite kanë dënuar tetë persona lidhur me vrasjen e gazetarit të Ëashington Post, Jamal Khashoggi. Pesë të akuzuar u dënuan me nga 20 vjet burg, ndërsa tre të tjerë morën dënime më të lehta.

Prokurori publik saudit e bëri pretencën ditën e sotme, sipas mediave lokale. Vendimi është përfundimtar, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit, që do të thotë se nuk mund të apelohet.

Dënimi i së hënës ishte raundi i dytë i gjykimeve të dhëna ndaj grupit të sauditëve që thuhet se janë përgjegjës për vrasjen e Khashoggi-t.

Në dhjetor, pesë sauditë të akuzuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në vrasjen e gazetarit u dënuan me vdekje, ndërsa tre të tjerë morën dënime me burg në total 24 vjet.

Në korrik, një procedim i veçantë kundër 20 sauditëve që pretendohet të kenë marrë pjesë në vrasjen e Khashoggi-t në ambasadën saudite në Stamboll, nisi në qytetin turk. Të pandehurit atje po gjykohen në mungesë, pasi autoritetet saudite kanë refuzuar ekstradimin e tyre.

Khashoggi, i cili shkroi për disa media perëndimore, përfshirë Ëashington Post, ishte një kritik i njohur i familjes mbretërore saudite. Ai u vra në ambasadën saudite në Stamboll në tetor 2018. Ndërsa u raportua se ishte copëtuar dhe varrosur brenda territorit të ambasadës, eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Familja e gazetarit lëshoi ​​një deklaratë në maj duke thënë se ata i falën vrasësit e Khashoggi-t, gjë që sipas ligjit saudit, i kursen nga dënimi me vdekje.

Qeveria saudite fillimisht mohoi që Khashoggi të kishte vdekur. Ata më vonë e ndryshuan historinë e tyre edhe një herë, duke pretenduar se ai ishte viktimë e një ‘operacioni mashtrues’.

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, e mori në fund përgjegjësinë për vdekjen e Khashoggi-t shtatorin e kaluar, megjithëse ai vazhdoi të mohonte akuzat se ai kishte urdhëruar personalisht vrasjen e disidentit.