Vendosni fjalën kyçe....

I riu gjendet i plagosur me thikë në kraharor mes rrugës, dyshimet e policisë


Një person është gjetur i plagosur me thikë në kraharor. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës pranë rrugës në fshatin Portëz, të rrethit të Fierit.

28 vjeçari me inicialet J.G është gjetur nga policia i shtrirë në rrugë, i plagosur dhe në gjendje të dehur.

Paraprakisht dyshohet se ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre – 28-vjeçarit J.G. I riu ndodhet në spitalin e Fierit, fatmirësisht jashtë rrezikut  për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *