Vendosni fjalën kyçe....

Video e radhës e Shahinit: Nxënës lani duart pas çdo veprimi


Vazhdimisht ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka shpërndarë video informuese në rrjetet sociale, për zbatimin e rregullave kundër koronavirusit në shkolla.

Sot Shahini ka ndarë një tjetër video me publikun, ku informon nxënësit se si duhet të kujdesen për higjienën e tyre dhe të lajnë duart pas çdo veprimi të tyre.

Ministrja thotë se në këtë mënyrë nxënësit do të mbrojnë veten, mësuesit dhe familjarët e tyre.

“Kujdesi për higjienën në shkollë, mbajtja e maskës, larja e duarve pas çdo veprimi dhe zbatimi i të gjitha rregullave të higjienës, ju mbron juve, mësuesit dhe më pas familjarët tuaj kur të shkoni në shtëpi”- shkruan Shahini në një postim në Facebook.

Kujtojmë se përdorimi i maskës është i detyrueshëm gjatë periudhës së qëndrimit në shkollë dhe se në çdo dalje dhe hyrje të shkollave do të ketë higjenizues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *