Vendosni fjalën kyçe....

Melania i del në krah Trump-it pas sulmeve nga mediet: Kjo s’është gazetari, është aktivizëm



Mediet në SHBA këto dy ditë kanë komentuar vazhdimisht për një deklaratë të presidentit amerikan Donald Trump, për veteranët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas disa medieve, Trump i ka quajtur ‘idiotë’ ata, deklaratë të cilën vetë presidenti amerikan e ka mohuar.

Bashkëshortja e tij, Melania Trump i ka dalë në mbrojtje, duke hedhur poshtë pretendimet e gazetës që publikoi e para historinë.
“Historia e treguar nga ‘The Atlantic’ nuk është e vërtetë. Është e rrezikshme të besosh në burime anonime më shumë se gjithçka tjetër dhe pa ditur motivet e tyre. Kjo nuk është gazetari, kjo është aktivizëm. Dhe është një dëm i madh për njerëzit e këtij vendi”- shkruan Zonja e parë e SHBA-ve në Twitter.

“The Atlantic” shkruante duke iu referuar katër burimeve anonime, se presidenti Trump, i ka quajtur vetëranët “idiotë”, deklaratë gjatë një vizite në Francë me rastin e një përkujtimoreje pikërisht për të rënët e Luftës së Dytë Botërore.

Më vonë, gazetarja Jennifer Griffin, raportoi gjithashtu se dy ish-zyrtarë kanë konfirmuar se presidenti Trump i përbuz veteranët dhe se nuk donte të shkonte për të nderuar amerikanët e rënë në varrezat e Aisne-Marne në Paris.

Reagimi i presidentit Trump ishte i shpejtë përmes një sërë postimesh në “Twitter”.

“Revista Atlantic po vdes, si shumica e revistave, kështu që ata krijojnë një histori të rreme për të fituar një farë rëndësie”- shkroi Presidenti.

Ai vazhdoi ta sulmonte revistën në një konferencë për gazetarët e Shtëpisë së Bardhë, duke e konsideruar këtë raportim si “një turp” .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *