Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti paraprak për kualifikueset e Botërorit “Katar 2011”, Shqipëria në vazon e 4-t


FIFA ka përcaktuar zyrtarisht vazot për zonën europiane për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, FIFA bën me dije se Shqipëria është vendosur në vazon e katërt së bashku me Bosnjë Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Ndërsa Kosova është vendosur në vazon e pestë me shtete si Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që Kosova dhe Shqipëria që bien në të njëjtin grup.

Shorti do të hidhet më 7 dhjetor në Zvicër.

 VAZO 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania.

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda.

VAZO 4: Bosnjë dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu.

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *