Vendosni fjalën kyçe....

Balluku bën lëvizjen e radhës, shkarkon drejtorin e Albpetrol


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka bërë lëvizjen e radhës, duke shkarkuar drejtorin e Albpetrol Kastriot Bejtja.

Mësohet se shkarkimi i tij është bërë me motivacionin për ndryshim fryme në administrimin e kësaj kompanie.

Në krye të kompanisë që është 100 % pronë e shtetit, është vendosur Dritan Spahiu, i cili më herët ka mbajtur më herën postin e drejtorit të Marrëveshjeve për Hidrokarburet në Ministrinë e Infrastrukturës. Por që u pushua për paaftësi nga Damian Gjiknuri në kohën kur ishte ende ministër.

Vendimi është marrë nga Këshilli mbikqyrës që prej ditës së djeshme, ndërsa është bërë publik vetëm sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *