Vendosni fjalën kyçe....

Milan merr me huazim Brahim Diaz nga Real Madrid


Brahim Diaz e ka kompletuar huazimin e tij nga Real Madrid në Milan, ku do ta vesh fanellën 21

Ashtu siç është pritur, ky do të jetë vetëm huazim pa opsion blerjen.

Dy klubet kanë raporte shumë të mira, kështu që kanë arritur marrëveshje xhentëlmene për të diskutuar opsionet dhe kundër opsionet gjatë sezonit.

Në të enjten kohë, mesfushori kreativ ka filluar që të trajnohet me skuadrën e Stefano Piolit dhe do të jetë gati për ndeshjet e Europa Ligë.

Kontrata e tij me Milan do të zgjat deri në qershor të vitit 2021.

“Brahim Diaz i është bashkuar sot trajnerit Stefano Pioli në qendrën Milanello Sports Center në parapërgatitjet për sezonin e ri. Ai do ta vesh fanellën numër 21”.

Futbollisti sapo kishte mbushur 21 vjeç ishte blerë nga Reali nga Manchester City për 17 milionë euro në janar të vitit 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *