Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pas takimit me Metën: LSI-ja parti e rinisë, s’kemi preferencë për datën e zgjedhjeve


Pas takimit me presidentin Meta, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi tha se forca politike që drejton nuk ka asnjë problem të pranojë cilëndo datë zgjedhjesh.

Ajo theksoi se LSI-ja është partia e të rinjve duke shtuar se letrën e ambasadores amerikane në Tiranë duhet ta lexojë sidomos Partia Socialiste.

“Unë mendoj se Letrën e ambasadores Yuri Kim është shumë e domosdoshme për ta lexuar jo vetëm ne.  Ne si LSI e kemi lexuar gjithmonë, nuk kemi pasur asnjë problem, por për ta lexuar edhe mediat dhe sidomos Partia Socialiste. Dua t’ju theksoj se edhe në sondazhet dhe në të gjitha angazhimet e tjera, LSI është partia e të rinjve dhe të rejave. Në listat e LSI nuk ka pasur ndonjëherë asnjë lloj kandidati problematik që mund të quhet, por nëse ne do të shkojmë drejt listave të hapura do të jenë qytetarët ata që do ta vendosin deputetin. Përsëri procesin do ta kenë në dorë kryetarët, por LSI do të ketë një proces krejt tjetër të përzgjedhjes së kandidatëve për të cilin do të mësoni më vonë.” – tha ndër të tjera Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *