Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj publikon foton me Alexander Sorosin: Të jemi mirënjohës për këdo ndihmon Shqipërinë


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Facebook një foto tijën me Alexander Soros.

Ai shkruan se Fondacioni Soros ka shpenzuar 100 milionë dollarë pas vitit 1997 për rindërtuar e riparuar 275 shkolla e kopshte, të cilat madje i kanë rezistuar tërmetittë26 nëntorit 2019.

“E kuqe apo blu? Gjithmonë kënaqësi takimi me vëllain tim Alexander Soros. E kuqja dhe bluja s’janë për politikë, por për Tiranën Qyteti Europian i Sportit 2023. Përpara se të fillojnë konspiracionet, le t’ju them një FAKT: Pas rrënimit të piramidave e financave publike në 1997, Fondacioni Soros shpenzoi 100 milionë dollarë, në ditët më të vështira të Tiranës dhe Shqipërisë, për të ndërtuar e riparuar 275 shkolla dhe kopshte, të cilat i rezistuan edhe tërmetit të 2019. Kush ka bërë më shumë se kaq, ka të drejtë të flasë për teori konspiracioni. Le të jemi mirënjohës për këdo që ndihmon vendin tonë. Veç e mira dhe puna na çon përpara!” – shkruan Veliaj.