Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden trupat e 20 emigrantëve pranë brigjeve tuniziane, ishin nisur drejt Italisë


Rojet bregdetare tuniziane shpëtuan pesë persona dhe gjetën trupat e 20 migrantëve nga Afrika sub-sahariane pasi një anije u përmbys në brigjet e Tunizisë.

Sipas një oficeri të sigurisë, që foli në kushte anonimiteti në rajonin Sfax, në juglindje të kryeqytetit Tuniz, një anije peshkimi që mbante 40 migrantë afrikanë u përmbys afër brigjeve të Sfax.

Ai tha se pesë persona u shpëtuan, ndërsa 15 migrantë që kishin qenë në bord ishin ende të zhdukur.

Zyrtari i sigurisë shtoi se pronari i anijes dhe ndihmësi i tij janë ndoshta tunizianë që shpëtuan pasi anija u përmbys.

Që nga viti 2011, emigrimi i parregullt nga brigjet tuniziane drejt Evropës u rrit, me 22,000 emigrantë që kanë zbarkuar në brigjet italiane, sipas shifrave tuniziane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *