Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja shtatzënë në Australi arrestohet vetëm pse bëri thirrje për protestë në ‘Facebook’ (VIDEO)


Policia australiane ka arrestuar një grua 28-vjeçare shtatzënë, vetëm për shkak të një postimi në rrjetet sociale, ku ajo bënte thirrje për të protestuar kundër bllokimit të vendit prej pandemisë.

Policia e arrestoi Zoe Buhler, në shtëpinë e saj të mërkurën ndërsa ishte e veshur me pizhama. E gjitha kjo ndodhi para fëmijëve të saj të mitur.

Video e arrestimit të saj është bërë virale në rrjetet sociale, ku një grup oficerësh shihet duke e prangosur gruan shtatzënë para partnerit dhe fëmijëve.

“Nuk kam asnjë ide pse po e bëni këtë”- u thotë ajo oficerëve në video.

“Dy fëmijët e mi janë këtu. Më duhet të bëj ultratinguj për një orë. Jam e lumtur ta fshij postimin. Unë nuk e kuptoj vërtet që kam bërë gabim. Kjo është qesharake. Nuk e kuptova se po bëja ndonjë gjë të gabuar. ”– shprehet gruaja. Por oficerët nuk duan t’ja dinë, sipas tyre ajo ka shkelur ligjin.

Buhler është personi i katërt që arrestohet nën akuzën se ka nxitur protesta në Victoria në ditët e fundit. Pas arrestimit, ajo ka treguar se kishte frikë se po rrëmbehej, pasi oficerët ishin paraqitur pa veshjen përkatëse.

“Kisha frikë se po më rrëmbenin disa njerëz, ata qartësisht nuk ishin të veshur me uniforma” – tregoi Buhler ditën e enjte, citon Daily Mail.

“Isha thjesht shumë e frikësuar, mendova që nëse do zhdukesha, të paktën ta transmetoja gjithçka live në Facebook”– tregon ajo, duke zbuluar edhe arsyen se pse e filmoi momentin e arrestimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *